Ekspozita vjetore e  krijimeve të studentëve të Institutit Ndërkombëtar të Modës “Izet Curri” në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë “Daut Pasha Hamam”.

Puna e Institutit dhe drejtorit të saj, Izet Curri, i cili përhap nga Shkupi në të gjithë rajonin vlerat e modës franceze, me qëllim që t`i ofrojë industrisë së tekstilit të Maqedonisë kapacitetet e krijimit të modeleve origjinale.. Ekspozita mbahet cdo  fundvit, e kete vit u përurua dhe u hap nga ministri i Arsimit, z. Arbër Ademi dhe ministri i Kulturës, z. Asaf Ademi, si dhe nga kryetari i komunës së Çairit, z. Visar Ganiu. Këtë vit, ekspozita u frymëzua nga njëri prej mjeshtrave më të mëdhenj të modës së shekullit të njëzetë, dizajneri i modës nga Parisi, Azedine Alaja. Me këtë rast, Instituti Francez në Shkup ndau çmimet, që përfshijnë qëndrime në Paris për tre studentë të talentuar.