IZET CURI

  • MODELISM
  • STYLISM
  • SEWING
  • TAILORING

*Izet Curi*

Lindur më 2 shtator 1948 në Kosovë ( Drmjak ) kurse fëmijërinë, së bashku me nënën e tetë vëllezërit dhe motrat, e kaloi në Shkup. Zanatin e rrobaqepësisë ai e filloi në vitin 1962, që në moshën 13 vjeçare. Duke kërkuar nga fëmijët e saj për të mësuar zanat, e  ëma e tij ka vendosur që ai të bëhet rrobaqepës. Gjë që, Izeti Curi e ka pranuar pa kundërshtim. Zanatin për një kohë të gjatë ka mësuar te mjeshtrit më të mirë të asaj kohe, në Shkup.

Arritja Në Paris në vitin 1970 , ai vendosi të shkojë në Paris për të përsosur zanatin e tij. Në Francë Izeti shkon në moshën 21 vjet pa një monedhë në xhep. Shumicën e kursimeve të tij ai e përdori për të financuar udhëtimin, por kur i harxhoi paratë ai u përjashtua nga hoteli i tij dhe mbeti në rrugë me bagazhin e tij të vetëm. Megjithatë  me cilësinë e tij, një nga krijimet e tij kapi syrin e drejtorit të kompanise Hermes në atë kohë, i cili menjëherë kërkoi të takonte. Debutimi në luks dhe modën e lartë Hermes Në vitin 1973  i’u është ofruar punë në këtë shtëpi prestigjioze të modës, të cilën Curi e pranoi dhe qëndroi atje katër vite. Thierry Mugler.

Në vitin 1975  Curi takon Thierry Mugler, i cili sipas tij eshte “revolucionari i modës me stilin unik dhe modern të vizatimeve të tij”. Në vitin 1977, ai u bë modeli i kësaj shtëpie të modës. Azzedine Alaia Bashkëpunimi me Thierry Mugler, do ta ndihmojë Izetin për t’u njoftuar me Azzedine Alaia. Në vitin 1981, Curi e ka ndihmuar Alaia-n që të krijojë shtëpinë e tij të modës. Aty ka punuar me të deri në vitin 1988 .

Në vitin 1989, Izet Curit i’u hap mundësia për të bërë kostume për film dhe teatër. Aso kohe ai ka punuar për persona të famshëm si, Richard Berry, Isabelle Axhjani, ChristopheLambert7, Josiane Balasko, Gérard Depardieu, Johnny Hallyday ose Emir Kusturica . Jean Paul GaultierNë vitin 1997 Izet Curi ka bërë koleksionin e tij të parë ,,Haute Couture” në emër të Jean Paul Gaultier, si një dizajnues. Më 5 dhjetor 1997, Izet Curri bashkëpunoi me stilisten boshnjake Amelia Viliç për paradën (sfilatën)  e modës në nder të UNESCO-s , si pjesë e projektit ” Tejkalimi i kombeve”.

Bashkëpunime të ndryshmeGjatë viteve 2000 – 2005, Izet Curi ka bashkëpunuar me dizajnues dhe shtëpitë e famshme të modës, siç jan: Anne Valerie Hash Pascal Humbert, Chloe, apo Frederick Molenac. Pastaj, Jean – Claude Jitrois , Chanel dhe Christian Lacroix 2006-2007.Sipas një artikulli nga Caroline Rochmann i botuar në revistën Marie Claire, Izet Curi i ” është i preferuari i të gjithë aktorëve të filmave. Veshja e tij është një kombinim i elegancës së modës së lartë dhe kriteret funksionale të modeleve të gatshme për tu veshur.

Ndërmjet viteve 2000 dhe 2005, Izet Curi  bashkëpunoi me dizajnerë të njohur dhe shtëpi të modës si Anne Valérie Hash, Pascal Humbert, Chloé dhe Frédéric Molenac. Pastaj me Jean-Claude Jitrois, Chanel ose Christian Lacroix në mes të 2006 dhe 2007.

Krijimet e tij të mrekullueshme të modës janë admiruar shumë nga superstarët si Isabelle Adjani, Christopher Lambert, Gerrard Depardieu, Sean Connery, Monica Belluci, Emir Kusturica, Cindy Crawford, Naomi Campbel.

Që nga viti 2011, ai ka udhëhequr punëtori të modës dhe qepjes në Federatën e Modës. Ai u emërua gjithashtu drejtor artistik i stilit maqedonas të modës Astibo të njëjtin vit.

Ai krijoi uniformat e pilotëve të Patrouille de France dhe dekorimin e avionëve të tyre, si dhe kostumet e  Festivalit të Filmit në Kanë.

“Unë erdha në Paris me një çantë të vogël dijesh dhe u ktheva me një valixhe të madhe idesh dhe dije të bollshme që do të doja të ndaja me talentet e reja”. – Izet Curi

Profesor Izet Curi flet 7 gjuhë: shqip, frëngjisht, anglisht, serbo-kroatisht, maqedonisht, bullgarisht dhe turqisht.

USAAlbaniaMacedonian

Content is protected. Right-click function is disabled.