Instituti Internacional i modës “Izet Curi” ofron kurse 9- mujore për modelizëm, stilizëm, prerje dhe rrobaqepsi, në gjuhën maqedonase, shqipe, angleze si dhe në gjuhën frënge.Gjatë këtyre 9 muajve, studentët fitojnë njohuri në fushat e mëposhtme:
– Njohuri për kulturën e modës,
– Metodat themelore të punës,
– Punime me kukullën e punës,
– Mësime për tabelat e matjes,
– Mësime për teknikat e qepjes,
– Punimi me materiale, pajisje dhe kukulla nga Parisi,
– Zhvillimi i aftësive, krijimi i një mënyre të të menduarit, përpunimi i teknikave të ndryshme për krijimin e modeleve kreative,
– Vizatimi, zhvillimi kreativ, hulumtimi, dizajnimi,
– Zgjerimi i njohurive profesionale dhe
– Bashkëpunimi me kuader ndërkombëtarë (Profesorë nga Franca, Italia)